Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Gratë në të kuqe”

2025-03-10

“Gratë në të kuqe”

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, nën moton “Gratë në të kuqe”, sot organizoi manifestim festiv në hotelin “DoubleTree by Hilton” – Shkup.

Ky aktivitet iu kushtua grave të cilat me humanizmin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre japin një kontribut të rëndësishëm për komunitetin, për të theksuar rolin e gruas në aktivitetet humanitare dhe për të vlerësuar punën e tyre të palodhshme.

Në këtë aktivitet u dhanë mirënjohje jubilare sekretarëve të Kryqit të Kuq në pension të niveleve të ndryshme të shoqatës kombëtare, që përfaqësojnë figura të rëndësishme në historinë e organizatës sonë. Ata jo vetëm që e udhëhoqën organizatën në kohë sfiduese, por lanë gjithashtu një gjurmë të paharrueshme në zhvillimin e nismave dhe programeve humanitare për të ndihmuar grupet vulnerabël në shoqëri.

Mirënjohje iu dhanë: Emina Ademi, sekretare në pension i Kryqit të Kuq, Nevenka Hristova, sekretare në pension në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq të Dellçevës, Elena Naumçeska, sekretare në pension në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq të Gostivarit, Nedime Shejdoska, sekretare në pension në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq të Kërçovës, sekretarja komunale e Kryqit të Kuq të Kërçovës, Stojanka Koceva sekretare e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq të Kriva Pallankës, Zora Gjurovska, sekretare në pension në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq të Resnjës, Nada Kuzmanova, sekretare në pension në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq të Kratovës dhe Todorka Janevska, sekretare në pension në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq të Karposhit.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025